Thaçi: Vlerat tona janë të mishëruara me ato të popullit amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e uroi Qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, transmeton REL. 

Në një postim në Facebook, Thaçi tha se “në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale”.

“Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbetet përgjithmonë, sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan”, tha Thaçi.

“Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë, si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike”, shkroi mes tjerash Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button