“Çmendet” Juventusi, 40 mln euro për yllin e Barçës

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi duket se është më tepër se një thashetheme i rëndomtë merkatoje.

Konfirmimet më të fundit vijnë nga dy media madrilene, që raportojnë se Perez duket i detyruar të pranojë ofertën prej 100 milionë eurosh, për kartonin e portugezit, transmeton Top Channel. 

Por te Juventusi duket se është koha për ndryshimin e madh dhe gjërat po lëvizin me shpejtësi tashmë. Gazeta italiane “La Republica” shkruan se është Juventusi ka gati një ofertë për mesfushorin brazilian të Barçës, Paulinho.

Sipas shtypit italian, bardhezinjtë janë të gatshëm të përmbushë klauzolën e blerjes prej 40 milionë eurosh të lojtarit. Kampionët italianë shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje me Barcelonën për një çmim më të ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button