Francë, numri i refugjatëve fëmijë të burgosur rritet për 70 për qind

Në Francë vitin e kaluar 46 mijë e 800 persona janë vendosur në qendrat e paraburgimit gjyqësor, ndërsa numri i fëmijëve të vendosur në këto qendra është rritur për 70 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).

Detajet e raportit të përgatitur nga shumë shoqata është ndarë me publikun me anë të një konference për shtyp.

Në raportin vjetor të përgatitur nga 6 shoqata, bëhet e ditur se Franca kryeson në mesin e shteteve të Bashkimit Evropiane (BE) në lidhje me paraburgimin, arrestimin dhe deportimin e refugjatëve për shkaqe të ndryshme.

Në raport thuhet se refugjatët të cilët gjenden në paraburgim gjyqësor për t’u deportuar mbahen në kushte primitive, ndërsa në parlament diskutohet për një projektligj i cili parasheh që periudha maksimale e paraburgimit gjyqësor të rritet nga 45 ditë në 90 ditë.

Kritikat për gjendjen e fëmijëve që mbahen në këto qendra është rritur në kohët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button