Osmani thirrje opozitës: Në cilën anë jeni në procesin eurointegrues?

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i kërkoi sot presidentit Gjorge Ivanov të jetë konstruktiv dhe të bashkohet në procesin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe i bëri thirrje opozitës, siç tha, të tregojë se në cilën anë është në këto momente historike.

Osmani në një konferencë shtypi në SÇE tha se ka qenë dy herë tek Ivanovi në bisedime, por se shefi i shtetit nuk iu përgjigj thirrjeve të Qeverisë dhe SÇE-së për konstruktivitet.

“Sipas rendit kushtetues, Republika e Maqedonisë është një demokraci parlamentare në të cilën fjalën e fundit dhe veçanërisht miratimin e ligjeve e ka Kuvendi, ndërsa presidenti është vetëm një pjesë e vogël e pushtetit ekzekutiv që nuk ka asnjë lloj ndikimi të mundshëm mbi rolin e Parlamentit, dhe kurrsesi të jetë fjala e fundit për marrjen e vendimeve të tilla. Veprimet e Ivanovit janë në një farë mënyre një përpjekje për të ndryshuar sistemin pa ndryshime kushtetuese, që dënohet me ligj”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri në takimet në Bruksel në ditët e kaluara, siç tha ai, nuk pati përshtypjen se udhëheqësit evropianë ishin të shqetësuar se Ivanovi mund të pengonte këtë proces historik.

“Nuk mora një përshtypje në BE dhe në Bruksel se ekziston një shqetësim më i madh, sepse askush nuk do të jetë në gjendje ta ndalë këtë proces historik përmes të cilit kalon shteti dhe rajoni dhe më së paku zoti Ivanov”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button