Haradinaj dhe qeveritarët tjerë nga sot me superpaga në llogaritë e tyre

Muaji qershor i këtij viti do të mund të konsiderohet si muaji i fatit për drejtuesit e Qeverisë së Kosovës. Atyre sot në llogaritë bankare u kanë dalë rrogat me rritje.

Në Qeverinë e Kosovës kanë treguar se pagat kanë dalë me rritje, por nuk kanë specifikuar edhe faktin nëse ato janë alokuar me retroaktive.

Muharrem Shahini, zyrtar për informim në Ministrinë e Financave, e ka konfirmuar se pagat janë ekzekutuar me rritje

“Pagat janë ekzekutuar me rritje”, ka treguar ai.

Shahini ka thënë se nuk e di saktë se a janë ekzekutuar në formë retroaktive pagat për të gjithë punonjësit, por ka treguar se retroaktiviteti është aplikuar në ato institucione që i kanë dërguar listat, ndërsa për ato që nuk i kanë dërguar, do të aplikohet muajin e ardhshëm.

Kurse, ditë ma parë vet kryeministri kishte deklaruar se pagat me rritje do të dalin në mënyrë retroaktive nga muaji që është marr vendimi.

Për 7 muaj që nga dhjetori i 2017-s, kur ishte marr vendim që pagat të rriten, kryeministri Haradinaj i ka marrë 10 mijë e 549 euro.

Derisa, në total, për një vit, paga e Haradinajt do t’i kushtojë buxhetit 35 mijë e 400 euro.

Pesë zëvendëskryeministrat do t’i marrin pagat me rritje në total prej 52.745 euro, pasi atyre u është rritur paga në 2500 euro.

Hiç më keq nuk do të jetë kuleta e ministrave. 2,000 euro në muaj do ta marrin pagën me rritje.

Ndërkaq, ministrat që mbajnë edhe pozitën e zv.kryeministrit do ta marrin vetëm pagën për këtë pozitë.

Paga vjetore e ministrave të Qeverisë Haradinaj do të jetë rreth 480 mijë euro.

Falë vendimit të rritjes së pagave, edhe këshilltarët, shoferët dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do ta marrin pagën me rritje.

Kryeministri Haradinaj ishte ankuar në Kuvend për pagën e tij të vogël. Kurse, ministria e Financave vazhdon të kundërshtojë vendimin e Qeverisë për pagat.

Në Qeverinë e Kosovës kanë bërë të ditur se implikimi buxhetor për këtë vendim është mbi 8 milionë euro, duke përfshirë edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në fund të dhjetorit 2017 për dyfishimin e pagave për kabinetin e tij, të gjithë ministrat me stafin përcjellës dhe disa kategori tjera.

Ky vendim kishte shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe pas opinionit të kësaj gjykate se i njëjti nuk bie ndesh me Kushtetutën, Qeveria kishte rikthyer vendimin e shfuqizuar sa ishte në këtë gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button