OKB dritë jeshile vendimit të BE-së për refugjatët

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka reaguar pozitivisht për deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), në të cilën bën pjesë edhe çështja e migrantëve në Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Leonard Doyle, zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), tha në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë se ndihen të lumtur nga “solidarizimi” dhe “konsensusi” në lidhje me refugjatët në samitin e djeshëm të BE-së.

Doyle tha se “qendrat rajonale të evakuimit” të planifikuara për refugjatët duhet të ndodhen në Evropë, duke shtuar se i takon BE-së të vendosë se në cilin vend do të gjenden këto qendra.

Ai theksoi se kundërshtojnë idenë që këto qendra të gjenden në Libi për shkak të problemeve të sigurisë në këtë vend, ndërsa e cilësoi si “të detyrueshme” që edhe Unioni Afrikan të përfshihet në çështjen e refugjatëve.

Ndërkaq, Charlie Yaxley, zëdhënës i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), e cilësoi si pozitiv bashkëpunimin e BE-së në lidhje me refugjatët.

Po ashtu, edhe drejtorja e UNICEF-it për Evropë Afshan Khan në një deklaratë me shkrim u bëri thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të fuqishme për të shpëtuar fëmijët refugjatë pa arritur në Evropë.

Ajo ka vlerësuar se qendrat rajonale të evakuimit të mirëmenaxhuara do t’i shpëtonin jetët e fëmijëve, do të mundësonte zbatim të shpejt të procedurave të azilkërkimit dhe do të përshpejtonte qasjen në procedurat e nevojshme, përfshirë ndihmën ligjore dhe ankesat.

Ndryshe, në deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së të mbajtur dje u nënvizua se vala e migrimit ilegal për në BE është zvogëluar për 95 për qind në saje të masave të marra në lidhje me refugjatët, temë kjo që përbënte pikën kryesor të agjendës së samitit, dhe se rritje ekziston në fluksin e refugjatëve në rutën e Mesdheut Lindor dhe Perëndimor.

Deklarata theksoi se do të vazhdojë solidariteti me shtetet “frontale” nga të cilat refugjatët hyjnë në BE, siç është Italia, kurse është marrë vendimi që në bashkëpunim të afërt me shtetet e treta të analizohet ideja për mbledhjen e refugjatëve të shpëtuar në detra në “qendra rajonale të evakumit” jashtë territoreve të shteteve anëtare.

Sipas deklaratës, të gjitha shtetet anëtare të unionit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për refugjatët e shpëtuar në territoret e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button