Spanjë, ish kreu i FMN-së me borxhe mbi një milion euro taksa

Autoritetet tatimore të Spanjës kanë lëshuar një listë të njerëzve dhe kompanive që detyrohen më shumë se një milion euro taksash, përfshirë Rodrigo Rato, ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria tatimore thotë se Rato ka borxhe pak më shumë se 1,1 milionë euro.

Në vitin 2017, Rato u shpall fajtor për keqpërdorim të paligjshëm të fondeve në periudhën 2010-2012, kur ai drejtonte Bankia-n, bankën spanjolle e cila më vonë u mor nga shteti.

Rato ishte në krye të FMN-së nga viti 2004 deri në vitin 2007, ndërsa nga viti 1996 deri në vitin 2004, ishte një nga figurat kryesore të Partisë Popullore Kombëtare (PP) në pushtet. Për shumë vite ai ka qenë në Qeverinë e Spanjës ose si Zëvendëskryeministër ose si ministër i Financave.

Në listën e debitorëve e cila u publikua sot, ndër të tjera ndodhen edhe këngëtarja Miguel Bose dhe futbollisti brazilian Dani Alves, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain, ndërsa ka luajtur për Barcelonën nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button