Princi William viziton vendet e shenjta të Kudsit Lindor

Duka i Kembrixhit, Princi William dhe i dyti në linjë për fronin britanik, zhvilloi një vizitë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, me një turne në vendet fetare në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Mëngjesin e sotëm, princi vizitoi vendin historik Mali i Ullinjve, që ka një pamje të qytetit të vjetër të Kudsit.

Më pas ai vizitoi Kishën e Shën Marisë Magdalena pranë kopshtit të Gjetsemanit, i cili përmban varrin e stërgjyshes së tij, Princeshës Alice.

Nga aty, William u drejtua në xhaminë Al-Aksa, ku ai realizoi një turne në kompleksin e xhamisë, i shoqëruar nga zyrtarë të Autoritetit të Kudsit të drejtuar nga Jordania për Trashëgimi Islame.

Më pas, ai vizoi edhe Murin Al-Buraq (referuar nga hebrenjtë si “Muri Perëndimor”), ku u lut para se të shkonte në Kishën e Varrit të Shenjtë.

Sonte më vonë, është planifikuar që William të kthehet në Londër, duke përfunduar një turne rajonal tre-ditor që gjithashtu e çoi atë në Jordani dhe Izrael.

Dje, Princi William u takua me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Udhëtimi i Princit William ishte vizita e parë shtetërore në Palestinë-Izrael nga një anëtar i familjes mbretërore britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button