Shpërthim në një shtëpi në Gjermani, disa të vdekur

 Si pasojë e shpërthimit në një shtëpi në qytetin Bremen të Gjermanisë, 3 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e Bremit thuhet se shpërthimi ka ndodhur këtë mëngjes, në një shtëpi në qarkun Huchting të Bremenit.

Si pasojë e shpërthimit, në shtëpi janë gjetur të vdekur një grua 41 vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeçar. Ndërkaq edhe një grua 70 vjeçare në një shtëpi tjetër në afërsi, e cila është prekur nga shpërthim, është gjetur e vdekur.

Në deklaratë thuhet se shpërthimi ka ndodhur në çatinë e shtëpisë, ndërkaq arsyeja e shpërthimit ende nuk dihet.

Në lajmet e mediave gjermane thuhet se nga shpërthimi edhe shtëpitë përreth kanë pësuar dëme të mëdha. Po ashtu thuhet se shtëpitë 100 metra përreth vendit ku ndodhi shpërthimi janë evakuuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button