Deri në vitin 2020 në Maqedoni duhet të arrijë rrjeti 5G

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e ka mbajtur mbledhjen e dytë publike këtë vit, në të cilën theks të veçantë është vendosur në sjelljen e internetit 5G në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Igor Bojaxhiev nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), i cili njëkohësisht është edhe kryetar i grupit punues për konstatimin e masave dhe aktiviteteve të nevojshme për sjelljen e teknologjisë mobile 5G në Republikën e Maqedonisë, detajisht i ka sqaruar resurset momentale infrastrukturore, dispozitat e vlefshme, propozim-masat dhe afatet për mbarimet e të njëjtave. Në këtë grup punues, të cilën e ka formuar Ministria për Shoqëri Informatike kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga ASHMAA-ja.

“Sipas dinamikës së konstatuar në 5G plani aksionar në Bashkimin Evropian, deri në vitin 2020 së paku në nga një qytet të vendeve anëtare të Unionit duhet që të sigurojë internet 5G, ndërkaq deri në vitin 2025 duhet që të sigurohet mbulim kryesor në të gjitha lagjet, rrugët kryesore dhe hekurudhat. Maqedonia si vend e cila është në rrugë drejt BE-së, deri në fund të vitit 2017të ka filluar me përgatitjet për sjelljen e 5G de ka filluar me përgatitjen e Planit Operativ nacional për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve të shpejta dhe super të shpejta në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e ASHMAA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button