Aleanca për Shqiptarët: ALFAT shkelin fëmijë në vend që ti mbrojnë

Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë reagon dhe dënon ashpër, si[ thonë ata, aksidentin e ditës së sotme me ç’rast, sipas tyre, vetura e njësitit policor Alfa ka aksidentuar një fëmijë duke rrezikuar jetën e tij dhe duke e lënë me lëndime të rënda.

“Ajo që e bën këtë rast akoma më skandaloz është fakti që policia, përveç që ka lënduar një fëmijë 5 vjeçar, nuk e kanë pa të arsyeshme që të ndalen dhe ti japin ndihmë fëmijës së lënduar. Pyesim publikisht zyrtarët policorë të Kumanovës, ministrin Oliver Spasovski si dhe zv. ministrin e BDI-së Agim Nuhiu se cili është misioni i tyre i policisë dhe njësive policore ALFA: siguria e qytetarëve apo cenimi dhe rrezikimi i jetës së tyre?! Aleanca për Shqiptarët Kumanovë kërkon me urgjencë ndërmarrjen e të gjitha masave të parapara me ligj nga ana e institucioneve kompetente si dhe vënien para përgjegjësisë dhe drejtësisë të pjesëtarëve të njësitit policor Alfa, që sot lënduan një fëmijë 5 vjeçar, ndërsa nesër mund të shkaktojnë incidente që mund të mbarojnë fatkeqësisht”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button