Njohja e patentave të shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë, kaloi në Qeveri

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme e ka kaluar pikën e memorandum bashkëpunimit për njohje reciproke të patentave të shoferit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Gjermanisë, shkruan Portalb.mk.

“Po, kaloi sot në seancë qeveritare pika për njohjen reciproke të patentave të shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë. Ministri i brendshëm është i obliguar që ta nënshkruajë memorandumin, ndërkaq ajo që duhet të theksohet është që pas nënshkrimit e njëjta duhet që të hyjë në fuqi, me qëllim që e njëjta të jetë e vlefshme”, thonë për Portalb.mk nga Qeveria.

Paraprakisht nga MPB, njoftuan se Maqedonia dhe Gjermania kanë arritur marrëveshje për pranimin e patentave të shoferit, por vetëm pritet që në mënyrë ceremoniale të bëhet nënshkrimi i së njëjtës.

“Është arritur marrëveshje, pra gjithçka është gati, vetëm duhet që të bëhet organizimi në mënyrë ceremoniale dhe për atë do të njoftoheni paraprakisht se kur dhe si do të ndodh. Tani nuk mund të jap afat, por së shpejti pritet që të nënshkruhet pasi që ka shumë interes nga qytetarët që jetojnë përkohësisht dhe punojnë në Gjermani”, thonë për Portalb.mk, nga MPB.

Memorandumi, pas nënshkrimit, ratifikohet, ndërkaq më pas hyn në fuqi. Nga Qeveria premtojnë se nëvijim, do të japin detaje më të hollësishme në lidhje me atë se çfarë parasheh marrëveshja.

Në bazë të Konventës së Vienës për komunikacion rrugor prej vitit 1968, njohja e ndërsjelltë e lejeve të vozitjes (B kategori) në Maqedoni është e miratuar me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgari, Kroaci, Romani, Slloveni, Belgjikë dhe Austri.

Maqedoni, hyri në fuqi ligji i ri për patentë shoferi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button