Mogherini: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

“Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe ky proces është i bazuar në meritë”, deklaroi sot Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Interesit të gazetarëve lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë, zyrtarja e lartë e BE tha se: “Le ta them qartë, ju e njihni rekomandimin sipas të cilit ne si Komision rekomandojmë hapjen e negociatave si me Shkupin ashtu dhe me Tiranën. Ky proces është i bazuar në meritë”.

Mogherini thekson se “kur ka progress, një gjë e tillë duhet njohur, inkurajuar dhe shoqëruar. Prandaj, unë shpresoj se vendet anëtare do të marrin vendimin e duhur”.

Le ta them qartë, ju e njihni rekomandimin sipas të cilit ne si Komision rekomandojmë hapjen e negociatave si me Shkupin ashtu dhe me Tiranën. Ky proces është i bazuar në meritë.

“Më lejoni të them, se në Ballkan ne shohim se është bërë progres i rëndësishëm. Unë isha dëshmitare e nënshkrimit të marrëveshjes për emrin dhjetë ditë më parë, një moment historik që duhet të mbështetet. Dje zhvillova një seancë shumë të mirë dialogu të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës, që gjithashtu po shkon në një mënyrë shumë inkurajuese, të vështirë, por inkurajuese. Tani Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në që të jetë i qëndrueshëm dhe të mbajë fjalën”, – tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button