Forcat destruktive dhe veprimi i tyre

Çdo shtet i formatit demokratik në vete njeh edhe forcat e errëta apo ato destruktive. Këto forca destruktive gjithmonë kanë vepruar në vendet të cilët sistemet janë ballafaquar me ndryshime, po kështu edhe në pjesën e Ballkanit.

Duke parë historikun e Evropës vërehet se po të njëjtat forca kanë qenë prezent në Spanjë, Itali, Gjermani, vendet e ish Bashkimit Sovjetik, vendet e Ish Jugosllavisë, vendet e lindjes së Mesme. Duke mos analizuar thellësinë e problematikave të shkaktuara deri më sot pasojat apo gërmadhat e tyre kanë lënë gjurmë të pa riparueshme, çdo shtresë e tyre e lënë mbas dore, sot tentojnë të ikin nga përgjegjësia dhe të kalojnë në harresën e errët të historisë botërore.
Por ne më detajisht do ndalemi tek forcat destruktive ballkanike, jo sepse janë më të theksuar për ngritjen e problemeve ndërshtetërore apo brenda tyre, por duke njohur mirë analizën propagandistike dhe veprimin e tyre ndër vite nga kalimi i sistemit komunistë apo totalitar në atë të quajtur demokratik.
Shtetet e Jugosllavisë së mëhershme apo thënë ndryshe shtetet vëllezër të Bashkimit Sovjetik edhe ditëve të sotme vuajnë nga mbeturinat e fundit të forcave destruktive të cilët për shkurt kohë janë eliminuar.

Duke pasur parasysh fushëveprimin e po këtyre forcave minimale, sot pasojat e tyre kanë prekur vetëm shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku vazhdimisht tentojnë të fshihen pas petkut kombëtar dhe fetarë ndryshuan Bosnjen dhe ia arritën që nëpërmes figurave të ngritura nga ish shërbimi i UDB-së, në të cilën asokohe kanë udhëhequr destruktivët të mund të zhdukin termin nacionalist boshnjak brenda shtetit ku vepronin. Kështu shërbimi i aso kohe përgatiti në mënyrë të përkryer njërin ndaj udhëheqësve të Bosnjës para dhe gjate luftës së vitit 1995 për të eliminuar aspektin kombëtar dhe shuar nacionalizmin e theksuar. Nga kjo pasoj e para 23 viteve ende sot Bosnja si shtet vuan nga deformimet e tilla dhe çdo herë përcaktohet si vatër e destabilizimit, vatër destruktive dhe vijë e kuqe.

Shteti i Kosovës edhe pse nga viti 2008 arriti të fitoj pavarsinë, forcat e veta destruktive arriti ti eliminoj në mënyrë të përkryer nga viti 1998/99, gjatë luftës dhe mbas luftës, nuk do të thotë se nuk ekzistojnë ende por janë shumë të dobët dhe mos funksional, eliminimi i tyre u kry nga ish presidenti i atëhershëm Rugova, koka e politikes së Kosovës Fehmi Agani, duke pasur parasysh edhe këta se pa mos eliminuar forcat destruktive në nivel ballkanik Kosova nuk mund të shpallet shtet, andaj me vazhdimin e politikës mbas luftës të pasardhësve të tyre Hashim Thaçi, Kadri Veseli,Ramush Haradinaj dhe të tjerë, ende vazhdohet në kahje konstruktive ashtu siç i nevojitet Kosovës si shtet i ri. Nga ana tjetër analizat e ndryshme tregojnë një ndryshim jo shumë drastik në shtetin Shqiptar, nga vitet e 90′ forcat politike pas rënies së sistemit Enveristë kanë qenë kokë e këmbë bashkudhëtar të destruktivëve, nga prijës së protestave anti-komunizëm deri tek prijësit politikan, por vitet e fundit kanë ndryshuar kahje duke qenë shteti më konstruktivë në rajon. Shteti serb gjithmonë ka qenë qenë pjesë e desrtuktivitetit dhe ende vazhdon funksionimin si i tillë.

Kurse tani do ndalemi të analizojmë kahjen e shtetit të Maqedonisë. Nga ndryshimi i sistemin në vitet e hershme të 90′ Maqedonia ndryshoj vetëm në themelimin e shtetit por mendësia dhe forcat mbetën të njëjta, asokohe u krijuan shumë organizata fetare që kokë e këmbë rrënjët i kishin në Beograd, por edhe sot e kësaj dite veprimi i tyre është aktivë në politikë dhe jashtë saj, nga aty kalojmë në vitin 92′ nga fillimi i aferave të ndryshme ku pjesë e pakontestueshme ka qenë: Afera e armëve, Ladorishti, Bit Pazari, Gostivari, Sopoti, Brodeci, Kumanova, Monstra, pra për gati 26 vite forcat politike dhe forcat destruktive brenda këtyre kanë qenë NJË dhe të pandashëm, viti 2016 arriti të ndryshoj këtë veprim duke i goditur shumë rrënd këto forca dhe duke ngadhënjyer mbi to, por ende sot si pjesë të këtyre forcave ka në opozitën maqedonase e shqiptare, të reja e të vjetra, para 100 vite apo pas 100 viteve, nga partitë e reja politike të vitit 2015 dhe në partitë politike të vitit 1994.

Gjithmonë forcat destruktive para popullit janë paraqitur si patriot, kombëtar, atdhetar, fetar, por ata kanë lozur rolin e viktimës në rastet kinse të përgatitura nga shteti por me një destruktivitet total, sepse çdo rast i veprimit të tillë kanë qenë ata organizator dhe projektues të rasteve në fjalë edhe pse janë munduar dhe mundohen të gënjejnë popullin se kinse janë viktima të pafajshme, veprimi i tyre është i diagnostikuar si kancer i shoqërisë dhe trajtohet me hemoterapi të nivelit të lartë, pas një kohe do zhduket e tëra dhe do përmbyllet njëherë e përgjithmonë historia e zezë e shtetit të Maqedonisë.
Forcat destruktive janë duke u shkatërruar dhe si të tillë do ngelen në analet e historisë së tradhtisë ndër shekullorë.

*Autori është kryetar i Forumit Rinor në partinë Rilindja Demokratike Shqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button