Në juglindje të Turqisë u arrestuan 4 persona për mashtrime zgjedhore

Katër persona janë arrestuar në qytetin Şanlıurfa në juglindje të Turqisë për shkak të pretendimeve për mashtrime zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurori Sadi Dogan deklaroi se janë ngritur procedura juridike lidhur me rastet që kanë ndodhur në Suruc.

Nga zyra e prefektit njoftuan se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë gjatë zgjedhjeve.

Gjithsej 180.065 vendvotime në mbarë Turqinë janë hapur në ora 08:00 të mëngjesit, ndërsa u mbyllën në ora 17:00 sipas kohës lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button