VEÇ PËR AT’ ZA

Folëm se t’i fshij
larat e bardha t’mes udhës
t’nxjerr prej tana daljeve
t’vjedh para tana ardhjeve
natën me ditë ta përzij
kokrrat e synit t’i mjell fushës t’hutinit
zojtë t’i kthej n’mjedis dimnit
Ti nuk e di
andrrat t’i lo pa shpi
folëm po mujte
pa zanoret e inatit
me ngjyrën e flutrave t’barkut
folëm
kush po ia lidhka kaq keq
kthizën fatit
po t’marr me t’mirë
se ta marr zonin jesir
e ruj poshtë kafazit
n’derë t’gurmazit
sa here du
t’vogël nër dhom
bash me at’ za
ia knoj veti ma t’mirat kangë

 

Poezi nga Emine MALIQI-ZAIRI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP