Shqiptarët, faktor kyç në përcaktimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor!

Flakron Bexheti

Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët

Ballkanin perëndimor, në terminologjinë euro-integruese e përbëjnë pothuajse të gjitha Republikat e ish Jugosllavisë, përjashtuar Slloveninë, përfshirë Shqipërinë.

Kjo kthesë ideologjike, për dy dekada, ka definuar edhe orientimin e saj politik, kuptohet me vështirësi dhe me një “luftë” të heshtur mes shteteve të perëndimit, të SHBA-ve dhe Rusisë, e nëpërmjet Serbisë ka kultivuar ndikim e saj në Ballkan. Në mes këtyre dy ndikimeve, shqiptarët kanë qenë aleati më fuqishëm i BE dhe NATO-s, në Ballkanin Perëndimor, edhe atë në katër shtete: Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Në qoftë se ju kujtohet referendumi i Malit të Zi, për tu pavarësuar nga Serbia, kishte një diferencë të vogël, për ta kaluar cenuesin gjithë popullor, me vetëm 55.4 %. Merita të pakontestueshme, për ta vendosur kahjen evropiane të Malit tē Zi, për ta ndarë atë nga Serbia, përveç popullatës malazeze, kishin shqiptarët e Malit të Zi, të cilët krijuan cenuesin dhe verdikti i tyre ishte përfundimtar për shkëputje nga Serbia, duke hapur rrugë të shpejt, që Mali i Zi, të shkëputet nga Serbia dhe Rusia, dhe të bëhet pjesë e NATO-s, dhe shtet kandidat për tu integruar në BE.

Sot, Maqedonia gjithashtu përballet me sfidën integruese për në BE dhe NATO, dhe me një kthese të madhe, te ndrimit të Qeverise, po hapet shpresa Euro-integruese e qytetarëve të saj, pas nënshkrimit të Marrëveshjes mes Qeverise maqedonase dhe asaj Greke, për zgjedhjen e kontestit të emrit. Megjithatë, kjo marrëveshje do të duhet ti nënshtrohet një referendumi gjithë popullor, dhe qytetarët e Maqedonisë do të duhet ta japin fjalën e fundit. Edhe pse ka një kohezion te brendshëm për tu integruar Maqedonia në BE dhe NATO, megjithatë ekziston ndarje e theksuar mes popullatës maqedonase për ndërrimin e emrit kushtetues nga Republika e Maqedonisë në atë Republika e Maqedonisë së Veriut, ku opozita maqedonase ka paralajmëruar se do votojë kundër këtij emërtimi i cili përfundimisht do e hiqte bllokadën e vetos Greke, qe Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE.

Edhe këtë dilemë politike, shqiptarët me votën e tyre PRO, në Referendum për ndërrimin e emrit sipas gjitha gjasave do ta arrijnë cenuesin duke e bërë atë referendum pro zgjedhjes së emrit që do të thotë edhe integrimin e pakontestueshëm në BE dhe NATO.

Shqipëria që tani më është shtet i barabartë i NATO-s, dhe në pritje të përcaktimit të datës për bisedime me BE për tu anëtarësuar, tanimë pas integrimit të Kroacisë në BE dhe NATO, është lider i Ballkanit perëndimor, dhe po jep kontribut të jashtëzakonshëm në gjithë rajonin, sidomos duke lobuar për Kosovën e cila gjithashtu në është në përmbushje të detyrimeve te dala nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim si dhe Nënshkrimi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, me qellim qe edhe Kosova edhe Serbia, ti lëvizin proceset eurointegruese me dinamikë më të shpejtë.

Faktori shqiptar, në Ballkanin Perëndimor pa dyshim së ka pasur rol kyç në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit, megjithatë ka pasur edhe një rol tjetër duke i bërë ballë Rusisë dhe Serbisë, për të instaluar një ideologji dhe politikë që do ti kundërvihej vlerave perëndimore, BE dhe NATO-s.

Shqiptarët në Ballkan edhe pse të ndarë në tre shtete, ata, kanë pasur rol kyç në përcaktimin euro-integrues, andaj meritojnë një qasje mirënjohëses nga fuqitë e mëdha politike, sepse interesi gjeostrategjik i shteteve te BE dhe SHBA, do ishte i pamundur pa shqiptarët, dhe orientimi politik, do ishte vënë në pikëpyetje së bashku me aspektin e sigurisë dhe zhvillimit rajonal të Ballkanit perëndimor.

*Autori është zëdhënës në partinë Aleanca për Shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP