Shekerinska me letër drejtuar kolegëve në NATO kërkon mbështetje për ftesë për Maqedoninë

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u dërgoi letër ministrave të mbrojtjes të 29 vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën prej tyre kërkon mbështetje që Maqedonia në Samitin e Aleancës në korrik të marrë ftesë për anëtarësim në NATO.

Siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, me disa prej tyre Shekerinska ka pasur edhe biseda telefonike në të cilat i janë transmetuar urime për marrëveshjen e arritur dhe është shprehur mbështetje për anëptarësim të Maqedonisë në NATO.

Në letrën drejtuar kolegëve të vet në Aleancë, Shekerinska thekson:

“Ju shkruaj pas arritjes së marrëveshjes historike rreth kontestit për emrin me Greqinë. Kjo pengesë për integrimin tonë euroatlantik është mënjanuar. E kërkoj mbështetjen tuaj që Maqedonia të marrë ftesë për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e ardhshëm. Nevojitej trimëri, lidership dhe diplomaci që të arrihet ky qëllim – nga të dyja palët. Populli ynë është i bashkuar dhe pa hamendje në dëshirën për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, me mbështetje konskuente nga mbi 75 për qind të qytetarëve tanë”.

Shekerinska u skruan se me pranimin e Maqedonisë në NATO do të konsolidohet demorkacia në rajon, do të prëforcohet stabiliteti dhe siguria në rajon dhe do të vendoset shembull pozitiv për Ballkanin Perëndimor.

Ministrja përkujton se Maqedonia bëri hap të madh përpara në pajtim me rekomandimet nga Samiti i NATO-s në Varshavë në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndëretnike, në sundimin e së drejtës, lirisë së mediumeve, zgjedhjeve kredibile dhe pavarësisë së gjyqësisë.

“Puna në ato reforma do të vazhdojë”, thekson Shekerinska. Si për shembull për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ministrja e cekë tejkalimin e dallimeve dhe partneritetit me Bullgarinë dhe shton: “Ajo qasje ishte prësëritur në zgjidhjen e kontestit me Greqinë, dhe jemi të bindur se partneriteti ynë me Athinën në vitet në vijim do të thellohet”.

Si argumente shtesë për gatishmërinë për anëtarësim në NATO, në letër Shekerinska e cekë buxhetin e rritur për mbrojtjen dhe vendimin për rritjn e tij të mëtutjeshme deri 2 për qind nga BPV deri në vitin 2024, prëfundimin e Kontrollit mbrojtës strategjik sipas standardeve të NATO-s, pjesëmarrjen e ushtarëve tanë në misionet e NATO-s.

“Tani na nevojitet mbështetja juaj më shumë se çdoherë. Në pajtim me vendimin e Samitit në Bukuresht në vitin 2008, tani pasi që u arrit zgjidhje e përbashkët e pranueshme për kontestin me emrin, presim ftesë për anëtarësim në NATO”, shkruan Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes në telefon bisedoi me ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursulla Von Der Lejen, me ministren italiane të Mbrojtjes, Elizabeta Trenta, dhe me kolegun rumun, Mihai Viorel Fifor të cilët, siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, ia kanë transmetuar mbështetjen për ftesë Maqedonisë në Samitin e korrikut në Bruksel, për anëatrësim në NATO.

Paraprakisht, në fillim të javës, ministrja pati bisedë telefonike me ministrat e mbrojtjes të Sllovenisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, të cilët ia transmetuan porosinë e njejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button