“Pançe Karagjozov” kërkon këmbim të paraleleve

Nxënësit më të mirë të shkollave nëntëvjeçare rrezikojnë të mbesin pa një vend të mirë regjistrimi në shkollat e mesme. Në vrapin për tu bërë infermierë, stomatologë, farmacistë dhe fizioterapeutë, shumë nxënës të shkëlqyeshëm në afatin e parë të regjistrimit kanë mbetur pa fituar një vend në paralelet shqipe të shkollës së mesme “Pançe Karagjozov” në Shkup, shkruan gazeta KOHA.

Pjesa dërmuese e kësaj kategorie nxënësish, që bazuar në rezultatin e pikëve të përllogaritura nga suksesi i notave të arsimit fillor i bie të jenë nxënësit më të mirë, kanë konkurruar në drejtimin e infermierisë (motrave medicinave). Por në bazë të Konkursit që ka shpallur Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2018/2019, për këtë drejtim në paralelet me gjuhën shqipe janë planifikuar vetëm 102 vende, pra tre paralele.

Përgjegjësi i paraleleve me mësim në gjuhën, Sherif Selimi, thotë se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që në vend të paraleles së përkujdesësve, e cila nuk ka nxënës të interesuar, të formohet një paralele më shumë e drejtimit të infermierisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button