Shekerinska: Kundërshtimi i fuqishëm i Micko-Takis do të thotë se kompromisi për emrin është i drejtë

“Në vend nga prizmi “çfarë dhamë”, marrëveshja me Greqinë duhet që të shihet nga perspektiva “çfarë fituam”, thotë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në një intervistë për gazetën greke “Efimerida”, duke shtuar se të dy vendet edhe rajoni kanë përfitim nga Marrëveshja, njofton Portalb.mk.

“Duke folur në aspektin strategjik, Ballkani, kur dy vende kanë probleme mes vete, të gjithë pësojnë. Kur dy vende e zgjidhin  një problem, të gjithë përfitojmë. Gjithsesi, Ballkani është i komplikuar, e dimë që kjo marrëveshje është në interes të gjithëve që ta sigurojmë këtë pjesë të Evropës”, thotë Shekerinska.

Në lidhje me reagimet e partive më të mëdha opozitare të dy vendeve, VMRO-DPMNE dhe Demokracia e Re, Shekerinska thotë se ata janë fytyra tjetër e monedhës.

“Unë të dy i quaj “Micko-Takis”, sipas emrave të dy liderët, Mickoski dhe Micotakis. Ata janë fytyra tjetër e monedhës. Kur i lexoj deklaratat në Athinë dhe nuk e di kush e ka thënë atë, mendoj se flet opozita në Shkup dhe e kundërta. Kur një kompromis përballet me aq kundërshtim të fuqishëm nga të dyja palët, sipas të gjitha gjasave ai është kompromis i drejtë”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button