Spanjë, shpëtohen 569 emigrantë në Mesdhe

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se kanë shpëtuar 569 emigrantë, të cilët janë përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe për të arritur në Spanjë nga veriu i Afrikës.

Shërbimi spanjoll i shpëtimit detar tha se operacionet e shpëtimit sot përfshinë 264 persona në 16 anije në kanalin e Gjibraltarit, të cilët po lëviznin përgjatë një linje transporti me rryma të forta detare. Dy meshkuj u tërhoqën gjithashtu nga varka.

Kushtet e mira të motit çuan në rritjen e numrit të përpjekjeve të emigrantëve për të arritur deri tek brigjet spanjolle përmes rrugës perëndimore të Mesdheut. Gjithashtu, qeveria e re e krahut të majtë në Spanjë ka njoftuar se do të ketë një qëndrim më të butë ndaj migracionit duke zgjeruar kujdesin e shëndetit publik për qytetarët e huaj pa leje qëndrimi.

Një javë më parë, Spanja pranoi 630 emigrantë nga anija humanitare franceze Aquarius, pasi që Malta dhe Italia, të cilat ishin më afër, refuzuan hyrje ne anijes në portet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP