Belgjika me “5 yje” nxjerr Tunizinë jashtë Botërorit

Një tjetër paraqitje bindëse e Belgjikës teksa të besuarit e Martinez kanë mposhtur Tunizinë me rezultatin 5-2 në Otkrytiye Arena të Moskës. ishte një ndeshje e bukur nën një atmosferë elektrizuese dhe lojtarët e kanë përcjellë edhe në fushën e lojës duke zhvilluar një lojë të hapur në kërkim të golave. Belgjika arriti të kalonte e para në avantazh me penalltinë e Eden Hazard që në minutën e 6’.

Ishte Romelu Lukaku ai që dyfishoi rezultatin dhjetë minuta më pas me një gol tipik qendërsulmuesi. Por dy minuta më pas Tunizia ngushton diferencën me golin e mbrojtësit Bronn. Por përpara se lojtarët të drejtoheshin drejt dhomave të zhveshjes për të bërë 15 minuta pushim, ishte Lukaku ai që shënoi dopietën e tij pas pasimit të Munier. Lukaku është bërë lojtari i parë që pas Diego Maradona-s më 1986 që shënon më shumë se një gol në dy ndeshje radhazi.

Pas pushimit kishte vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Belgjika. Hazard shënon dopietën e tij në minutën e 51’ falë një pasimi marramendës të De Bruyne, me Hazard që driblon portierin dhe shënon me portën e boshatisur.

Në minutat në vazhdim Belgjika u mundua të shënonte më shumë gola, por vetëm fati ka qenë kundër Djajve të Kuq, që duhet të kënaqen me një poker në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Ndeshja e tretë do të jetë ndaj Anglisë, aty do të vendoset se kush do të dalë në krye të grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP