Zaev: Ende nuk kemi vendosur për rritje të tatimeve

Nuk do të shpejtojmë, por do të hapim debat në të cilin do të kyçen të gjitha palët e prekura, ndërsa qëllimi është të arrijmë efekte pozitive dhe cilësore, deklaroi kryeminsitri Zoran zaev në pyetjen e gazetarëve për atë se deri ku është procedura me përgatitjen e reformave tatimore.

Ai theksoi se asnjë reformë nuk duhet ta frikësojë popullin nëse del nga një debat paraprak.

“Sapo të jemi të gatshëm për atë debat do t’i publikojmë të gjitha analizat, të gjitha të dhënat dhe hollësitë, në m[ënyrë që debati të ejtë cilësor me dëgjim të kujdesshëm të qytetarëve. AShtu edhe do të veprojmë, ndërsa miratimi i mundshëm i ligjeve të tilla para 1 janarit të vitit 2019 nuk do të hyjë në implementim. Së bashku, Qeveria me Parlamentin do të vlerësojë se kur është koha e vërtetë për ta hapur debatin. Nuk dëshirojmë të hapet në kohën kur sytë e qytetarëve janë drejtuar drejt punëve të tjera të rëndësishme për Maqedoninë, sipas të gjitha gjasave do ta hapim në kohë adekuate e cila do të prodhojë debat cilësor”, tha Zaev gjatë shënimit të fillimit të ndërtimit të rrugës së shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë.

Kryeminsitri i mohoi thëniet se Qeveria ka caktuar deri 1.000 euro të paguhet si edhe deri më tani 10 për qind, ndërsa mbi 1.000 të paguhet tatim më i madh.

“Jo, debati do të vendosë për atë. Tekstualisht do t’i matim të gjitha të dhënat dhe ashtu do ta sjellim vendimin, por tatimimi i drejtë është diçka që është fer në çdo vend. Ne jemi majtistë dhe rendi është të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura prej 1.500, 2.000, 3.000 dhe 5.000 euro të paguajnë më tepër. Dhashtë Zoti të kemi të gjithë më tepër, të gjithë t’i paguajmë më tepër tatim shtetit. Ato para shkojnë për ndihmë sociale, për shëndetësi, për arsim”, shtoi Zaev.

Sipas tij, kjo nevojitet në mënyrë që të zbatohen edhe aspektet e tjera sociale, ndërsa debati do të zbatohet në mënyrë demorkatike, kryesuar nga qytetarët, që në fund të silelt edhe vendim përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP