Zaev u takua me fituesin e çmimit nobel në fiziologji dhe mjekësi, Ferid Muradi

Fituesi i çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, Ferid Muradi me prejardhje nga Gostivari, është duke qëndruar për vizitë në Maqedoni. Ai mëngjesin e sotëm takoi kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov si dhe ministrin për diasporë Edmond Ademi.

Siç bëjnë të ditur nga qeveria, në takim është biseduar për vizionet e qeverisë për shoqërinë multietnike gjegjësisht për “Një shoqëri për të gjithë”, për proceset reformuese, marrëdhëniet e mira me shtetet fqinje si dhe aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.

“Lidhur me këtë, profesori Murad tha se në botë po flitet pozitivisht për Maqedoninë dhe së realizimi i eurointegrimeve vendit do i sjell perspektivë dhe investime, të cilat janë të nevojshme për krijimin e kushteve për të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe ata që janë larguar nga shteti, të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin e tyre”, thuhet një njoftimin e qeverisë, përcjell Portalb.mk.

Nobelisti Murad gjatë takimit kë biseduar me Zaev për përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor si dhe për hapjen e qendrave hulumtuese duke ndarë kështu përvojën e tij nga SHBA dhe më shumë vende tjera të botës, ku ai ka punuar si profesor në shumë universitete.

Ferid Murad është mjek i njohur botëror dhe fitues i çmimit nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 1998. Ai është me prejardhje nga fshati Lakavicë i Gostivarit dhe mu për këtë spitali i këtij qyteti mban emrin e tij. Ai është autor i shumë punimeve shkencorë në fushën e mjekësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button