Pranohet tërësisht aktakuza për ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

Këshilli për vlerësimin e akuzës në Gjykatën Penale, e ka pranuar tërësisht akuzën për terrorizmin e 27 prillit në Kuvend, raporton Shenja.

Nga gjykata njoftuan se tashmë pas vendimit, kjo lëndë do të vendoset në sistemin AKMIS dhe do t’i ndahet ndonjë gjykatësit sipas sistemit elektronik. Ndërkohë do të dihet edhe data e saktë se kur do të jetë seanca e parë gjyqësore për lëndën më të madhe mbi dhunën e 27 prillit në Kuvend me 30 persona të akuzuar.

28 akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërsa dy akuzohen për ofrim të ndihmës gjatë kryerjes së kësaj vepre. Vetëm deputetja Zhaklina Peshevska u lirua nga akuzat në mungesë provash. Prokuroria pohon se ka arritur ta gjejë edhe organizatorin, edhe nxitësin, por nuk e tregoi as funksionin e tij e as rolin që e ka patur konkretisht më 27 prill.

Sipas akuzës, pesë deputetët e akuzuar, Kërsto Mukovski, Lupço Dimovski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Elena Bozhinovska ua kanë hapur derën protestuesve, ndërsa njëri prej tyre besohet se ka folur në telefon me njërin prej organizatorëve të protestës që ka qenë jashtë gjatë momenteve kritike, dhe e ka urdhëruar hyrjen e protestuesve në Kuvend. Por, përveç deputetëve, edhe dy pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit dyshohet se e kanë drejtuar turmën deri tek salla e mediave dhe salla e seancave plenare, ndërsa ka ndihmuar edhe një pjesëtar i Shërbimit Sekret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button