Koxias: Dëshiroj marrëveshja e Prespës të jetë shembull i shkëlqyer për rajonin

Dëshiroj që marrëveshja e Prespës të implementohet dhe të jetë shembull i shkëlqyer për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias gjatë fjalimit në fillimin e Konferencës për stabilitet dhe siguri në Rodos.

Ai theksoi se me kompromisin e arritur në Prespë të dy palët kanë treguar “askush nuk mund ta urrej tjetrin dhe askush nuk mund tjetrin ta vendos në qosh”.

“Ne nuk mund të jetojmë me revanshizëm dhe irredentizëm. Ne duhet ta pranojmë atë ekzistuesen dhe të gjejmë rregulla për të jetuar së bashku. Këtë e tregoi dhe e tregon marrëveshja e Prespës e cila dëshirojë të implementohet dhe të jetë shembull i shkëlqyer për të gjitha problemet në rajonin tonë, marrëveshja tregon se nuk jemi kundër midis qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe grekëve, por kundërshtojmë, dhe kjo vlen për të gjitha konfliktet, mes forcave që duan zgjidhje dhe forcave të inercinoit, të cilëve u përshtatet moszgjidhja dhe mendojnë se mund të përfitojnë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë në fjalimin e tij para ditës së parë të punës.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke komentoi se Konferenca e tretë në Rodos këtë vit ka numër më të madh të pjesëmarrësve, ndërsa mes të ftuarve , për herë të parë ka qenë edhe homologu i tij i Maqedonisë, por nuk ka mundur të shkojë, siç tha Koxijas “Nikolla Dimirov kishte ‘betejë’ në Kuvend për Marrëveshjen që e nënshkruam”.

Duke folur për rajonin, kreu i diplomacisë greke shpjegoi se bashkëpunimi në kufirin verior grek është më i mirë se vitin e kaluar dhe Greqia mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Vendet  Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria dhe Greqia po thellojmë bashkëpunimin tonë dhe që nga viti i kaluar filluam bashkëpunim me vendet ballkanike me vendet e Vishegradit dhe e mbështesim, në këtë periudhë, e pranoj me vështirësi nga palët e tjera, fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian, e cila do të jetë përfitim i madh për të gjithë ne, këto dy vende që janë pjesë e bashkëpunimit tonë të hyjnë në union tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Sipas Kushtetutës Ivanov është i detyruar ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button