Ronaldo: Mjekrra më sjell fat, nuk do ta heq deri në fund të Botërorit

Me golin e 85-të të shënuar kundër marokenëve, Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i kombëtareve evropiane. Në listën botërore, vetëm iranini Ali Daei, ka shënuar më shumë, gjithsej 109 gola.

Futbollisti i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, po shfaqet në një formë të shkëlqyer në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi, raporton (AA).

Pas hat-trickut të shënuar në ndeshjen e parë, për barazim kundër Spanjës 3:3, Ronaldo sërish shënoi, në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Marokut, me çka i solli fitore kombëtares së tij me rezultatin 1:0. Pas ndeshjes, ai zbuloi se mjekrra e tij e re ishte pjesë e një shakaje me Ricardo Quaresma-n, megjithatë mendon se e njëjta po i sjell fat, për çka nuk do ta heq deri në fund të Botërorit.

Me golin e shënuar në minutën e katërt në ndeshjen kundër Marokut, Ronaldo hyri në historinë e futbollit evropian. Më saktësisht, me 85 golat në fanellën portugeze, ai u bë golashënuesi më i mirë evropian në garat e kombëtareve. Në listën botërore, vetëm iraniani Ali Daei, ka shënuar më shumë, gjithsej 109 gola.

“Nuk me intereson shumë rekordi, gjëja më e rëndësishme ishte fitorja për të mbetur në pozitë të mirë për kalim të grupeve. Maroku luajti shumë mirë, por ne fituam 3 pikë me çka tashmë i kemi 4, dhe jemi afër kalimit në fazën tjetër”, tha Ronaldo për ueb-faqen zyrtare të FIFA-s.

Pas kësaj, futbollisti më i mirë në botë, në dy sezonet e kaluara, sqaroi për mjekrrën e tij.

“Kjo ishte një shaka që kisha me Quaresma-n. Ishim në saunë dhe tek sa po rruaja mjekrrën më kishte mbetur edhe pak, pas çka i thashë atij se nëse shënoj kundër Spanjës, do ta lë atë deri në fund të Kupës së Botës. Rezultoi të jetë me fat, pasi shënova edhe kundër Marokut, kështu që do ta lë deri në fund”, tha Ronaldo.

Në ndeshjen e fundit të grupit B, Portugalia do të përballet me Iranin.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Portugalia dhe Spanja kanë nga 4 pikë, Irani 3, ndërsa Maroku është pa asnjë pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button