Zjarri në Veles ku humbën jetën 3 fëmijë: Prindërit i kanë mbyllur në shtëpi dhe kanë shkuar në shitore

Ende nuk dihen arsyet se si është shkaktuar zjarri në shtëpinë në Veles ku kanë humbur jetën tre vajza të moshës 1,2 dhe 4 vjeçare, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës  Sociale informojnë se Komuna në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale do ta organizojë varrimin e tyre.

Prej atje thonë se, prindërit e fëmijëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale.

Zjarri me përfundim tragjik ka ndodhur dje në shtëpinë në rrugën “Dare Xhambaz”. Sipas njohurive fillestare të prokurorit publik, prindërit i kanë mbyllur fëmijët dhe kanë shkuar në shitore. Gjatë asaj kohe, tani për tani, për arsye të panjohura është shkaktuar zjarr dhe për shkurt kohë e ka përfshirë tërë shtëpinë, në të cilën nuk ka pasur rrymë as ujë.

Nga Prokuroria kumtojnë se do të kryhet kontroll i gjurmëve të marra nga vendi që të konstatohen arsyet për shkaktimin e zjarrit.

“Prokurori publik i ka ndërmarrë veprimet përkatëse për pastrimin e rrethanave dhe për konstatimin e përgjegjësisë eventuale”, thonë nga Prokuroria e Velesit.

Tragjedi në Veles, në një zjarr digjen tre fëmijë të moshës 1,2 dhe 5 vjeçare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button