Ish shefi i CIA-s kritikon administratën e presidentit Trump

Ish-Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John O. Brennan, ka kritikuar vendimin e administratës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump për t’u larguar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se qeveria e presidentit Trump është duke shkatërruar reputacionin e dhembshurisë dhe të drejtës të shtetit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është kulmi i ironisë që Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kur administrata Trump po kryen abuzime të tilla mizore të të drejtave të njeriut që përfshijnë edhe fëmijët në kufirin tonë. Administrata Trump shkatërron reputacionin e dhembshurisë dhe të drejtës të Amerikës”, tha Brennan në llogarinë e tij personale në Twitter.

Brennan ka qenë drejtor i CIA-s në periudhën mes viteve 2013-2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button