Maqedonia, Sllovenia dhe Mali i Zi organizatorë të KE në Hendboll në 2022

 Maqedonia së bashku me Slloveninë dhe Malin e Zi kanë fituar besimin e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për të organizuar Kampionatin Evropian në Hendboll për femra në vitin 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Federatat e Hendbollit të tre vendeve kanë përmbushur kriteret dhe kërkesat e inspektoratit të EHF-së, pas së cilës edhe zyrtarisht Lubjana, Shkupi, Celje dhe Podgorica do të jenë nikoqir të këtij eventi në hendboll.

Fillimisht ndeshjet do të luhen në katër salla, “Stozhice” në Lubjanë, “Zlatorog”, në Celje, “Moraça” në Podgoricë dhe “Boris Trajkovski” në Shkup. Në këto salla do të luajnë nga një prej katër grupeve në fazën e parë të kampionatit.

Në Lubjanë dhe Shkup do të organizohen edhe dy grupet nga faza kryesore, ndërsa finalja do të luhet në sallën “Stozhice” në kryeqytetin e Sllovenisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP