Filipçe: Mbeturinat në Qendrën Urgjente do të pastrohen, është shpallur edhe tender

Mbeturinat në Qendrën Urgjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” do të pastrohen nga ana e ekipit të “Higjienës Komunale”, ndërsa në vijim është edhe tenderi për zgjedhjen e kompanisë e cila do ta zbatojë pastrimin, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Është e saktë se ka probleme dhe ky është rezultati i kësaj që është ndërprerë procedura tenderiale për pastrim. Pas shumë viteve, ingerencat kthehen në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i cili i menaxhon nevojat e përbashkëta të të gjitha klinikave në suaza të kampusit Nënë Tereza dhe ato janë në procedurë tenderiale për marrjen e kompanisë e cila do ta zbatojë pastrimin”, sqaroi Filipçe.

Ndërkohë, me kryetarin e Qytetit të Shkupit është dakorduar ekip i “Higjienës Komunale” t’i pastrojë të gjitha mbeturinat, ndërsa është bërë marrëveshje edhe për muajin e ardhshëm kjo të zhvillohet në mënyrë vijuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP