HEROSTRATI

Salajdin Salihu

Salajdin Salihu

Te qeniet njerëzore ekziston dëshira për lavdi. Shumëkush, që nuk e ka përjetuar ndonjë lloj lavdie, sado e vogël dhe lokale që të jetë, trishtohet nga paemërsia (anonimiteti).

Dëshira për lavdi, mbase, është frika prej shuarjes së përgjithmonshme.

Njerëzit duan që të kujtohen, prandaj shumëkush tenton të lë ndonjë gjurmë, që do të mbetet pas ikjes së përgjithmonshme. Besohet se kështu sigurohet një formë tjetër ekzistenciale.

Poeti beson se do të kujtohet nëpërmjet krijimtarisë së tij letrare, kompozitori me muzikën e tij, piktori me pikturat, dramaturgu me veprat dramaturgjike, shkencëtari me ndonjë zbulim, arkitekti me një vepër arkitektonike.

Kërkimi i pavdekësisë është trajtuar edhe në librin më të vjetër që njohim, Epin e Gilgameshit. Kur Gilgameshi i humbi shpresat se do të bëhej i pavdekshëm, filloi që të bënte vepra të mira. Nëpërmjet këtyre veprave e përjetësoi emrin e tij. Së paku kështu flasin pllakat.

Lavdia, megjithatë, është barrë e rëndë. “Lavdia, kjo shumë keqkuptimesh”, klithte Rilke.

Erazmoja dëshironte që ta hidhte këtë barrë, por nuk mundi. Tolstoi iku në Jasna Polanën e tij, larg njerëzve, kur ndjeu se më nuk mund ta mbronte të vërtetën e tij.

Në këtë botë ka pasur edhe të marrë, që janë bërë të lavdishëm me vepra të liga. Kanë bërë një marrëzi, një krim, një tmerr dhe, pavarësisht dëmeve që kanë shkaktuar, janë fiksuar në kujtesë.

Është bërë i lavdishëm Neroni që dogji Romën. Dhe Kaligula që e bëri senator kalin e tij. Dhe Hitleri, ky shkaktar i vdekjes së miliona njerëzve.

Disa kanë bërë marrëzira të qëllimshme vetëm që të kujtoheshin. Për njërin shkruan edhe Sartri. Është ky Herostrati. Ai në vitin 356 p.e.s. u bë i famshëm nëpërmjet një akti prej të çmenduri. I vuri zjarrin Tempullit të Artemisit në Efes, një prej shtatë mrekullive të botës antike, vetëm që të bëhej i famshëm.

Termi “herostrat” sot përdoret për njerëzit që bëjnë marrëzira vetëm që të fitojnë lavdi.

Herostratët i kemi kudo.

Herostrati ynë, që mund të jetë president, shkon kundër gjithë botës vetëm që të mbahet mend. Është ankthi që vetë e krijuam…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

5 thoughts on “HEROSTRATI

  1. Mire, por tejet demagogjike, e paqartesuar dhe e paadresuar. Burimi i se liges dhe herostratit, nuk eshte identifikuar sa duhet (:L
    Prapeseprape, mire, mire, bravo (:

  2. Tomgjekaj thote “demagogjike”…per te permbyllur mandej “mire, bravo”.
    e paqartesuar kjo, vlen e para apo vlen e dyta? se nuk mund te dyjat pernjehere:-) dhe si i thuheshka bravo demagogjikes!?

    Teksti i Sales i shkelqyer si perhere.
    Ai adreson fenomenet, personat, ligesite…
    Model dhe sherim jane keto tekste te S.S, per mua, poeti me i madh i gjalle shqiptar.

  3. Bravo, sepse ne demagogji dhe te pushtuar nga ajo, jetojme e nderuar! A spo e kupton kete?
    jo ‘thuheshka’, ala kaballarce por gjeje fjalen e duhur per shprehjen e habitores!

  4. Nuk e kuptoj, dhe nuk s’ka si kuptohet qe teksti ku apostrofohet nje deformim i kohes Tomgjekaj e quan demagogjik vetem per shkak te faktit qe fenomeni Herostat nuk ilustrohet me emer konkret. Ju perhere kerkoni emra konkrete ne tekste analitike?? Si me than’, emra konkrete ndonjehere ka, ndonjehere nuk ka, c’rendesi ka!? Eshte ceshtje stilistike se perndryshe kolumnat do duhej te ishin aktgjykime, dosadno.
    Nese jemi pushtuar nga demagogjia, atehere cilin emer Herostati konkret ta apostrofoje autori ku jane shume e mund ti hyje dikujt ne hak 🙂
    Nuk them qe jetojme ne demagogji, koha nuk eshte kategori abstrakte, Kohen e bejne Njerezit.
    A jetojme ne demagogji, kesaj pyetjeje i pergjigjet secili ne njejes.
    Kjo varet me ke shoqerohemi, prej nga rrjedhim etj.
    Habitoren mund te mos e kam perdorur mire, haberin nuk e kam, por cdo dite mesojme nga pak
    …cdo dite plakemi nga pak e dashur, eshte nje poezi e Salajdin Salihut.
    rekomandime per kohen e lire!
    dhe do kuptoni pastaj pse reagoj me kaq zjarr ngaqe une jam marketing menaxherja e S.S
    jo jo tallem.
    ama nuk rehatohem pa e bere nderkombetarisht te njohur, ne SHBA e Europe te njohur kete poet dhe kolumnist jashteserik.
    Nese jeni per letersi ju do e lexoni dhe pas iluminimit (e them pa ironi) do e kuptoni se perse S.Salihu dhe fjala demagogji nuk futen ne nje fjali as edhe metaforike (e juaja nuk ishte metaforike).

  5. E nderuar, pikerisht per kete te gjithe jemi ne karrigen e te gjykuarit nga e atyre qe shesin kete fenomen te paemeruar. Shoqerite dhe individet demagogjik, jane shkaktare te kaosit dhe zhvillimit te fenomeneve kancerogjene ne shoqeri si kjo e jona.

    Prapeseprape, ke te drejte, nuk duhet te jemi me specifik dhe te permendim emra konkret, ngase sic thone ne tetovarce ” do ta hanim”.

    Por cfar ti bejme kjo eshte shoqeria jone. Megjithate, shkirme te ketille, bejne sadopak kenaqesi, edhe pse elementi i gerditjes qe ringjallin ato me sterostratet eshte i padurueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP