Zbulohen fosile të një lloji të zhdukur të arinjëve Panda

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të pandës e cila aktualisht nuk ekziston, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një studim rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Current Biology”, studiuesit kanë analizuar ADN-në mitokondrike (mtDNA) nga fosile të bandës së vjetër 22 mijë vite të gjetur në Shpellën Cizhutuo në provincën Guangxi të Kinës, thuhet në një lajm të faqes shkencore “Science Daily”.

“Duke përdorur një sekuencë të vetme të plotë të mtDNA-së, ne gjejmë një lloj të veçantë mitokondrik. Kjo tregon se panda e Cizhutuos ka lidhje më të afërta me pandat e sotme krahasuar me arinjtë e tjerë, por se vijnë nga një kohë tjetër nga paraardhësit e përbashkët të pandave të sotme”, ka thënë Qiaomei Fu, një nga akademikët kinezë të shkencave.

“Duhet studiuar edhe më shuma struktura e ADN-së së pandave të zhdukura për të nxjerrë në pah se si ka ndryshuar me kohë diversiteti gjenetik”, ka shtuar Qiaomei.

Studiuesit kanë radhitur me sukses rreth 150 pjesë të ADN-së në sekuencë referuese të gjenomit mitokondrik të pandës gjigande për të nxjerrë në pah gjenomin e plotë mitokondrik të pandës së Cizhutuos.

Për të krijuar gjenealogjinë, krahas gjenomit të ri të fituar, studiuesit kanë përdorur edhe gjenomet mitokondrike të 32 llojeve të zhdukura dhe 138 llojeve ekzistuese të arinjve.

Gjetjet kanë treguar se panda e Cizhutuos dhe panda e sotme kanë pasur paraardhës të përbashkët 183 mijë vite më parë.

Panda e Cizhutuos gjithashtu posedon 18 mutacione që kanë ndryshuar strukturën proteinike në gjashtë gjene mitokondrike.

Studiuesit kanë theksuar se këto ndryshime të aminoacideve mund të kenë lidhje me habitatin ose ndryshimet klimatike në Maksimumin e Fundit Akullnajor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP