Mickoski u takua me protestuesit

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski i priti përfaqësuesit e qytetarëve, të cilët protestonin para Kuvendit dhe kërkuan takim me të para selisë së partisë, me ç’rast  u ka përmendur se i përkrahë  protestat e tyre, por deputetët  e partisë  nuk do t’u bashkangjiten  në rrugë, por do të veprojnë nga Kuvendi.

Kryetari i Shoqatës “Këshilli kombëtar maqedonas  Makedonium”, Strasho  Olumçev, pas takimit për MIA-n deklaroi se  pas kërkesës së tyre për lëshim të deputetëve të opozitës  në seancat e Kuvendit  dhe të përfshihen në protestat,  Mickoski u ka thënë se VMRO-DPMNE  nuk do ta braktis Kuvendin, por edhe që nuk do të marrë pjesë  në aktivitetet kuvendore lidhur me marrëveshjen me Greqinë, sepse, siç konsideron ,  do të ishte më mirë partia të jetë brenda  dhe ta ndalë kryeministrin Zoran Zaev në sjelljen e vendimeve të dëmshme.

Olumçev tha se kanë biseduar edhe për referendumin për të cilin Mickoski në media ka dhënë deklaratë se do të votojë kundër, ndërsa nga Shoqata i kanë potencuar se duhet të ndalet ai referendum  me arsyetimin se emri i Maqedonisë nuk është marrë në votim por ai është përcjellë nga gjyshërit dhe stërgjyshërit  me shekuj.

Kryetari i Shoqatës  Olumçev tha se do të vazhdojnë  me protestat e përditshme deri në plotësimin  e kërkesave të tyre mes të cilave është edhe mbrojtja e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe mbrojtja e identitetit të Maqedonisë.

“Komitët” nga Kuvendi zhvendosen në selinë e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button