Socialistët e përshëndetën marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Organizata botërore e socialistëve, socialdemokratëve  dhe laburistëve e ka përshëndetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vlerëson se marrëveshja është mundësi e shkëlqyer për ndërtim të ardhmërisë paqësore dhe të sigurt për të gjithë në rajon, që nuk duhet të lëshohet, njofton Portalb.mk.

“Zgjidhja paqësore e dallimeve, nëpërmjet zgjidhje të pranueshme reciproke, është mënyra e vetme nëse duam stabilitet, siguri sundim të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit”, thuhet në kumtesën e Internacionales Socialiste.

Nga atje rikujtojnë në frymën dhe parimet e agjendën për Ballkanin Perëndimor, që është miratuar nga Këshilli i Evropës në Selanik, në të cilën është treguar udhërrëfyesi për anëtarësim të vendeve nga rajoni kur do t’i plotësojnë kriteret e nevojshme.

“Partitë nga familja socialiste janë të përkushtuar në paqen dhe bashkëpunimin mes popujve dhe  vendeve të Ballkanit. I kundërvihemi çdo fuqie ekstreme djathtiste dhe demagogjike e cila përpiqet që t’i kthejë mbrapa  përfitimet demokratike në shoqëritë pluraliste. I kundërvihemi retorikës dhe praktikës së tyre autokratike, e cila i rrezikon kufijtë bazike demokratike, të drejtat dhe liritë e qytetarëve. I kundërvihemi çdo ndarjes nga ana e këtyre forcave, me nacionalizëm ekstrem, ksenofobia dhe jo-toleranca”, thuhet në kumtesë.

Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button