Të dhënat e hapura, Mançevski: Rrisim transparencën dhe llogaridhënien

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski ishte pjesë e prezantimit të Draft Strategjisë dhe Planit akcional për të dhënat e hapura.

Sipas tij, të dhënat e  hapura , janë garanci për transparencë dhe llogaridhënie në punën e institucioneve dhe për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët, transmeton RTVM2.

“Qeveria dhe MSHIA në punën e tyre përpiqen të krijojnë një shoqëri të hapur duke rritur transparencën dhe llogaridhënien. Ne kemi pranuar se të dhënat e hapura mund të jenë një shtysë e fortë për zhvillimin social dhe ekonomik. Ato mund të përdoren gjithashtu për të përmirësuar qeverisjen duke rritur transparencën, sinqeritetin, integritetin dhe pjesëmarrjen e publikut në qeverinë qendrore dhe lokale. Përodrimin e të dhënave për qasjen e tyre të plotë dhe të hapur do të kontribuojë në formimin e një sektori biznesi  më vital dhe për  një shoqëri civile aktive që kontribuon në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë në tërësi” – tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button