Hetohet taksisti që goditi kalimtarët në Moskë

Policia në Moskë po hetojnë rastin e taksistit që devijoi rrugën dhe goditi disa kalimtarë të rastit, duke përfshirë 4 fansa të Meksikës në Kampionatin Botëror, njofton REL.

Pamjet tregojnë taksin teksa futet në trotuar dhe godet kalimtarët, të shtunën pasdite. Policia deklaroi se vozitësi ishte me prejardhje nga Kirgizia dhe thanë se ai ka deklaruar që kishte 20 orë pa fjetur prandaj ka humbur kontrollin e timonit. Ai shtoi se ka ikur nga vendi i ngjarjes nga frika se mund ta vrasin qytetarët.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë nëse ky aksident do të ndikojë në masat e sigurisë së Kupës Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP