Venera Lumani merr propozimin për martesë në një ditë të veçantë për të

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një prej çifteve më të pëlqyer nga të rinjtë. Ata duken sikur janë shembulli perfekt i dashurisë dhe përcjellin shumë pozititet kur i shikon të dy së bashku në ekran. Dhe më në fund, çifti i dashuruar i këngëtarëve kanë vendosur që të hedhin një hap shumë të rëndësishëm në lidhjen e tyre, shkruan Class.

Të dy kanë bërë me dije për ndjekësit se kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, me anë të një fotoje ku duket unaza e propozimit. “Përgjithmonë”, -shkruan Lindi në foton e postuar në Instagram. Kurse Venera shkruan: “’Po’-në time e ke marrë që sot e 27 vite më parë.”

Venera ka pasur ditëlindjen dje, kur ka marrë propozimin për martesë. Aktualisht çifti ndodhen në Spanjë duke shijuar këto ditë të lumtura për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP