Meghan për pak u rrëzua në dasmën e kushërirës së Harry-t (VIDEO)

Çifti i ri mbretëror Meghan dhe Harry ishin të pranishëm në dasmën e kushërirës së Harry-t, Celia McCorquodale. Të sapomartuarit ishin kapur përdore dhe po ecnin në bar në momentin kur Meghan-it i rrëshqiti këmba dhe për pak u rrëzua. Por princ Harry u tregua i shkathët dhe ia mbajti dorën fort, në mënyrë që Meghan të mbante ekuilibrin, siç shihet edhe në këtë video të Daily Mail.

Por ky incident i vogël mbeti në hije, pasi ajo që ia vlente të komentohej ishte pamja e tyre. Meghan kishte veshur një fustan të lirshëm ngjyrë të bardhë me lule bojëqielli dhe mbante një kapele, siç është traditë në dasmat mbretërore.

Ajo që martohej ishte mbesa e princeshë Diana-s, Celia McCorquodale, e cila mbante në kokë të njëjtën kurorë që Diana ka mbajtur ditën e dasmës së saj. E pranishme në dasmë ishte edhe kushërira tjetër e Harry-t, Lady Kitty Spencer, e cila është e famshme pasi është modele e firmës Dolce&Gabbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP