Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm, me shi lokal dhe bubullima. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 32 gradë.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm, me shi lokal dhe bubullima. Do të fryj erë e kohëpaskohshme e përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijnë deri në 16 gradë, ndërsa temperatura e ditës deri në 29 gradë.

Të hënën do të fryjë erë e përforcuar dhe mot i paqëndrueshëm do të ketë drejt perëndimit, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë veriore. Të martën priten përsëri reshje intensive të shiut, por kushtet për mot jo të qëndrueshëm do të zvogëlohen, ndërsa të mërkurën dhe të enjten kryesisht do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e ditës do të rritet, përveç të martën kur moti do të jetë më i freskët për disa gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button