Aguero: Edhe Messi është njeri, shpresojmë në fitore ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Argjentinës ka barazuar ndaj Islandës me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Argjentina është ndalur me barazim nga Islanda në ndeshjen e vlefshme për Grupin D, rezultat ky që i ka befasuar të gjithë.

Kombëtarja latine kishte mundësi të shënuar fitore, por ylli i skuadrës, Lionel Messi humbi një penallti në minutën e 64-të.

Humbja e kësaj penalltia nga Messi u kritikua nga shumë njerëz, por jo edhe nga bashkëlojtari i tij Sergio Aguero, i cili ka thënë se edhe ai është njëri si të gjithë.

 Halldorsson ia priti penalltinë Messit (Getty Images)

“Leo është normal, ai është njeri”, ka thënë fillimisht sulmuesi i Manchester Cityt për TyC Sports.

“Sot [e shtunë] ne duhet të jemi me të, ne e dimë se në çdo moment ai mund të vendos një ndeshje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button