Negociatat, Meta nga Berlini: Optimist për një vendim pozitiv

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh nga Berlini, në pritje të përgjigjes për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mesazhi i kreut të shtetit u dha teksa ishte i ftuar nderi në takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës, transmeton NOA.al.

“Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal”, shprehet Presidenti, duke informuar mbi fjalën e mbajtur në takim.

Më tej shton se paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë dhe se sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Presidenti nënvizoi se fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë.

Ndër të tjera Meta tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP