Hulumtim: Rënie e interesit për Fejsbukun, rritet për forumet e mbyllura si UatsAp

Një numër i madh i njerëzve  transferohen nga Fejsbuku në forume të mbyllura si UatsAp që të debatojnë për lajmet ditore, për shkak të brengës për privatësi, lajme të rreme dhe debate, thuhet në anketën e Institutit për hulumtime të gazetarisë së Rojters.

Zvogëlohet shfrytëzimi i Fejsbukut veçanërisht mes të rinjve të cilët  preferojnë UatsAp, Instagram dhe Snapçet. Fejsbuk edhe më tutje është rrjeti social më i popullarizuar me 36 për qind shfrytëzim  javën e kaluar,  por humb në garën  me aplikacionet e tjera si UatsAp, i cili në katër vitet e fundit ka numër trefish të rritur të shfrytëzuesve si burim i lajmeve dhe tani është në 15 për qind.

Njerëzit ndjehen më mirë kur bisedojnë në platforma të mbyllura veçanërisht në shtetet me ndarje të polarizuara, në të cilat është rrezik  që hapur të shprehet qëndrimi politik, si Malejzia dhe Turqia, thuhet në studim.

Vetëm 23 për qind e 74.00 e të anketuarve në 37 shtete kanë deklaruar se besojnë në lajme të mediumeve sociale. Të anketuarit kanë thënë se lajme shpesh herë gjejnë në Fejsbuk dhe në Tuiter, por publikojnë në grupin e UatsAp  për shkak të bisedave me një numër të vogël të personave-shokëve.

Në lidhje me Fejsbukun, vërejtja më e madhe për atë rrjet është besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button