Ministri italian Luigi Di Maio: Nuk do të tërhiqemi derisa Franca të kërkojë falje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Punës dhe Politikave Sociale dhe Zëvendës Kryeministër i Italisë, Luigi Di Maio, në lidhje me krizën e përjetuar me Francën tha se “Ne nuk do të tërhiqemi derisa Franca të kërkojë falje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA mësohet se Di Maoi që është edhe lider i Lëvizjes “5 Yjet” ka bërë disa deklaratë në lidhje me kriitkat e Francës ndaj Italisë pasi kjo në fundjavë nuk lejoi hyrjen në port të anijes Aquarius të organizatës së shoqërisë civile SOS Mediterranee e cila kishte në bord 629 emigrantët e shpëtuar në Mesdhe.

Në një deklaratë në një program radioje, Di Maio duke vënë theksin se Italia nuk do të tërhiqet në çështjen e pritshmërisë që Franca të kërkojë falje tha: “Ne nuk do të tërhiqemi derisa Franca të kërkojë falje. Kjo duhet të jetë e qartë edhe për këtë ngjarje edhe për në të ardhmen. Tashmë kanë mbaruar kohët kur mendonit se mund ta mashtroni Italinë gjithmonë”.

Ndërsa në një deklaratë nga zyra e kryeministrit italian thuhet se do të zhvillohet vizita të cilën kryeministri Giuseppe Conte ka planifikuar ta zhvillojë nesër në kryeqytetin e Francës, Paris.

“Italia dhe Franca, përmes një mekanizmi më të mirë të solidaritetit në marrjen e përgjegjësisë për refugjatët dhe një vullneti më të mirë evropian në kufi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre dypalësh dhe evropian së bashku me vendet burimore dhe tranzit për një politikë efektive të emigracionit”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

“Macron dhe Conte ranë dakord se nisma të reja janë të nevojshme për të diskutuar çështjet, duke marrë parasysh Këshillin Evropian në fund të qershorit. Në mënyrë që të diskutohen sa më shumë dosje për çështjet dhe interesat e përbashkëta, presidenti francez dhe kryeministri Conte do të takohen të premten për të marrë pjesë në një konferencë për media në Paris të premten”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP