Botërori, Salah pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Uruguajit

Mohamed Salah, ylli i kombëtares së Egjiptit në futboll ka mbajtur stërvitjen me intensitet të plotë, njoftojnë nga stafi teknik, raporton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i Liverpoolit i cili pësoi një lëndim serioz në ndeshjen finale pas duelit me Sergio Ramos, mbrojtësin e Real Madridit, sipas stafit teknik të kombëtarës së Egjiptit, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e xhiros së parë të grupit “A” të Kampionatit Botëror në Rusi, ku më 15 qershor do të ballafaqohet me Uruguajin.

Kampionati Botëror do të hapet sot në stadiumin “Luzhnjik” në Moskë me ndeshjen e grupit “A” në mes nikoqires Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button