Gabime drejtshkrimore në monumentin për ushtarët e KFOR-it (Foto)

Monumenti i zbuluar sot në qendër të Prishtinës në kujtim të 157 ushtarëve të KFOR-it, të cilët kanë rënë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, përmban disa gabime drejtshkrimore.

Përmbajtja e asaj që shkruan në memorial ka gabime drejtshkrimore në gjuhën shqipe.

Gabime vërehen edhe në pjesën e shkruar anglisht.

Kështu, te fjalia e shkruar në shqip janë bashkuar fjalët “rezultat” dhe “i”, duke dhënë fjalën “rezultati”. Do të duhej të ishte: “rezultat i shërbimit të tyre”, shkruan Kallxo.com.

Po ashtu, edhe fjala “sakrificen” është e shkruar gabim. Duhet të jetë “sakrificën”.

Gabime janë vërejtur edhe në pjesën e shkruar në anglisht.

Në vend të fjalës “shërbim”, siç është në shqip, është shkruar “sakrificë” (“sacrifice”). Po ashtu, gabim është edhe emri “woman”, që do të duhej të ishte në shumës “women”.

Monumenti është zbuluar sot nga drejtues të institucioneve të vendit dhe të NATO-s dhe u cilësua si simbol i lidhjes së Kosovës me NATO-n.

Monumenti u zbulua në 19 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë pas marrëveshjes së nënshkruar me forcat serbe, të cilat u bombarduan për 78 ditë nga avionët e Aleancës Veri-Atlantike, për shkak të fushatës së krimeve dhe dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL