Studim/ Të rinjtë po bëhen gjithmonë e më pak të zgjuar!

Të rinjtë me të vërtetë po bëhen më pak të zgjuar: IQ-ja e tyre ka rënë me 7 pikë për brez dhe është mjaft shqetësuese, thonë shkencëtarët, përcjell Bordo.al.

IQ-të e të rinjve ka pësuar një përkeqësim që prej rritjes pas Luftës së dytë së dytë Botërore sipas një studimi. Kjo rënie besohet se ka filluar te të lindurit e vitit 1975. Rënia në pikë shënon fundin e një trendi të njohur si efekti Flynn- i cili ka parë IQ mesatare të rriten në 60-70 vitet e kaluara.

Rënia ka ndodhur si pasojë e ndryshimit i teknikave se si mësohen gjuhët dhe matematika nëpër shkolla, sugjerojnë shkencëtarët. Sidoqoftë mund të ndodhë edhe si pasojë e shpenzimit të kohës nëpër pajisje teknologjike sesa duke lexuar libra.

Dy studime britanike sugjeruan se rënia ishte midis 2.5 dhe 4.3 pikësh çdo 10 vjet por si pasojë e kërkimeve të limituara, rezulatet e tyre nuk u pranuan gjerësisht. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Ole Rogeburg dhe Bernt Bratsbergnë norvegji zbuloi se IQ e burrave norvegjianë është më e ulët se ajo e baballarëve të tyre kur ishin në të njëjtën moshë.  Studimet e tyre tregojnë se konsumimi I rregullt i peshkut përmirëson inteligjencën e fëmijëve dhe I ndihmon të bëjnë një gjumë më të mirë.

Ata zbuluan se 9-11 vjeç të cilët konsumojnë peshk të paktën një herë në javë shënuan 5 pikë më shumë se ata të cilët e konsumonin ‘shpesh’ peshkun.

Pasi morën në konsideratë faktorë të tillë si edukimi i prindërve , statusi martesor dhe puna që ata kanë, u zbulua se fëmijët të cilët konsumonin peshk të paktën një herë në javë shënonin 4.8 pikë më shumë se ata të cilët nuk konsumonin asnjëherë.

Edhe ata të cilët e përfshinin peshkun ndonjëherë në menunë e tyre shënonin 3.3 pikë më shumë se fëmijët e tjerë.

Burimi/ Dailymail

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL