Irani kritikon samitin Trump-Kim

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Muhammed Bakir Nubaht ka kritikuar takimin mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që u zhvillua në Singapor, raporton Anadolu Agency (AA).

“(Trump) me një twitt të postuar nga avioni e tërheq nënshkrimin nga një marrëveshje e arritur. Nuk e di lideri i Koresë së Veriut me kë takohet?”, tha ai në konferencën për media në kryeqytetin Teheran.

Ai tha se edhe populli amerikan shqetësohet nga Trumpi. “Ky njeri nuk është përfaqësuesi i njerëzve të ndërgjegjshëm të SHBA-ve. Populli amerikan në zgjedhjet e ardhshme do të tregojë se janë larg këtij njeriu”, u shpreh Nubaht.

Presidenti amerikan Trump dhe lideri verikorean Kim, zhvilluan një takim kokë me kokë 38 minuta në hotelin Capella në ishullun Sentosa të Singaporit.

Pas takimit me rëndësi historike për Gadishullin Korean, Trump dhe Kim nënshkruan një dokument gjithëpërfshirës. Dokumenti përmban shumë angazhime të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve për vendosjen e paqes dhe rritjen e prosperitetit në Gadishullin Korean.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP