Aksione, gola dhe trofe: Televizioni i Partizanit sjell filmin dokumentar rreth Fadil Vokrrit

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një sulmi në zemër, kurse të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore

Fadili, iku nga kjo botë, por pas vetes la një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, shkruan TelegrafiAi u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme në Prishtinë dhe Partizan të Beogradit.

Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.

Disa prej momenteve më të rëndësishme si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film.

Kujtojmë se 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjell titullin pas më shumë tre dekadave.

Ndryshe, shumë personalitete ndërkombëtare e kanë kujtuar ish-kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP