Kupa e Botës: Parandalohet trafikimi i disa fëmijëve në Rusi

Autoritetet e Nigerisë thanë se kanë shpëtuar nëntë vajza dhe një djalë që po trafikoheshin në Rusi. Pesë të dyshuar, përfshirë një polic dhe një oficer të karantinës, u arrestuan nën dyshimet se kanë lehtësuar udhëtimin e tyre, shkruan REL.

Viktimat janë gjetur pak para se të hynin në bordin e një aeroplani nga Lagosi për në Moskë.

Ata kanë pasur karta si mbështetës të futbollit, në mënyrë që të dukeshin si tifozë që shkojnë në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi.

Fëmijët, të cilët ishin të pashoqëruar, tani janë në një strehë për viktimat e trafikimit, që drejtohet nga Agjencia Kombëtare për Ndalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Shumë viktima të trafikimit nga Afrika në Evropë, vijnë nga Nigeria.

Sipas Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin, shumica e viktimave potenciale të trafikimit seksual që arrijnë në Itali përmes detit, janë nigerianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP